U publikuan rezultatet e bursave studentore në Maqedoninë e Veriut

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar rezultatet e bursave studentore për kategoritë e ndryshme, si për universitetet privat dhe shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Në grupin e parë të studentëve nga kategoritë sociale janë përzgjedhur mbi një mijë student, rreth një mijë  studentë në bazë të mesatares te universitetet private dhe shtetërore, dhjetëra studentë të informatikës te universitetet private dhe shtetërore, studentët e përkthimit shqip-maqedonisht e anasjelltas, studentët e grupit të historisë, antropologjisë, artit, etnologjisë dhe antropologjisë.

Ministria gjithashtu i publikoi edhe rezultatet e studentëve të kimisë, fizikës dhe matematikës që janë përfitues të bursave në vlerë mujore prej 18 mijë denarë.

Sot u publikua lista e fituesve nga drejtimi i gjuhës maqedonase dhe literaturës, bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ndryshe, studentët e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi deri më 5 dhjetor të vitit 2022 të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të fituar bursë, e cila si mbështetje financiare te studentët do të shpërndahet nëntë muaj të këtij viti akademik.

Konkursi ishte shpallur në faqen zyrtare të MASH-it, ndërsa aplikimi do të jetë vetëm në formë elektronike KËTU. Vlera e bursave në disa kategori do të arrijë deri 18 mijë denarë. Vlera e tillë është edhe për 30 bursat e studentëve të kimisë, 20 të fizikës dhe 20 të matematikës. Kë bëjnë pjesë edhe studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ministria ka sqaruar që në vitin akademik 2022/23 do të ketë 3000 bursa për tre kategori të reja, ku përfshihen drejtime me mungesë të kuadrit. Vlera e bursave fillon prej 6 050 denarëve.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt  nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike,  shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button