Shqetësuese, rritet numri i të rinjve të arsimuar që largohen nga shteti

Pagat e ulëta, mundësitë e dobëta për ndërtim të karrierës si dhe vështirësitë për të gjetur punë i detyrojnë të rinjtë të largohen nga vendi. Këtë e tregon studimi i institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike. Vetëm 1% e të rinjve që janë larguar nga vendi për studime diplome dhe atyre post-diplomike, janë kthyer në Maqedoni. Një pjesë e të rinjve, studimet jashtë vendit i shohin si një mundësi për jetë më të mirë dhe më cilësore, njofton Alsat-M.

Nga qendra arsimore informative thonë se interesi për studime jashtë vendit nga viti në vit shënon rritje. Gjithashtu thonë se kompetentët dhe ekonomistët patjetër të përpilojnë strategji se si rininë e arsimuar ta kthejnë sërish në vend.

Komuniteti i biznesit konsideron se shpërngulja e të rinjve jashtë vendit mund të jetë problematike për të ardhmen dhe në tregun e punës do të ketë mungesë të fuqisë cilësore të punës.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, papunësia tek të rinjtë është 50,8%. Sipas statistikës zyrtare të Entit shtetëror të statistikës, vitin e kaluar vendin e kanë lëshuar 767 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button