“Qebapi-margaritar i Çarshisë për bashkëjetesë” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në disa lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot do të mbahet manifestimi i tretë “Qebapi-margaritar i Çarshisë për bashkëjetesë”.

Sipas organizatorëve, Oda Ekonomike Maqedoni-Bullgari, Oda ekonomike e Maqedonisë jugperëndimore dhe Shoqata “Esnaf”, manifestimi ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe të bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit, si shtresë e lindjes dhe perëndimit.

Ќебапи.jpg

Në hapjen është paraparë të mbajnë fjalim ministri i Ekonomisë Driton Kuçi dhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve të komunave dhe biznesmenevë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia, kori diplomatik në Shkup, si dhe biznesmenë nga rajoni.

Në kuadër të manifestimit do të organizohet edhe forum në ambient të hapur dhe debat për çarshitë si qendra kulturore ekonomike, turistike që e lidhin rajonin.

Është organizuar edhe perforormancë kultirore, varg nga nota folklorike dhe muzikore të dyshes muzikore “Skupi” (Starova-Mehmeti), ekspozitë e piktorit akademik Reshad Ahmeti dhe kreacione të stilistit Curi.

Një pjesë e këtij manifestimi do të jetë edhe takimi i kryetarëve të komunave të rajonit (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari). 

Në kuadër të manifestimit do të mbahet edhe debat me temë „Kompetencat e pashpjeguara ligjore – barrierë për zhvillimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetario i Komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kanpeska Milevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button