Irina, reklama më e mirë për Soçin (FOTO)

Irina Shayk u shndërrua në reklamën më të mirë për Lojrat Olimpike Dimërorë që do të mbahen në atdheun e saj.

Supermodelja postoi një foto provokuese, në të cilën shfaqet e veshur me një kapele bejsbolli ku lexohej “Rusi” dhe ku mbulonte gjinjtë me dy dorashka me mbishkrimin “Sochi 2014”.

28-vjeçarja, e cila formon çift me Cristiano Ronaldon që prej vitit 2010, e ka dëshmuar besnikërinë e saj ndaj Rusisë në një numër të ndryshëm mënyrash.

Në faqen e saj në “Twitter”, modelja ka postuar vazhdimisht statuse dhe artikuj në mbështetje të Soçit, ndërsa ka shprehur në mënyrë të përsëritur besimin se Rusia do të jetë në gjendje që të organizojë lojra të shkëlqyera.

  / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button