Studentët e USHT-së, nuk dinë si do veprojnë pas miratimit të ligjit për administratë

Pas miratimit të djeshëm të Ligjit për administratë, Parlamenti Studentor i USHT-së, ende nuk ka një ndonjë strategji konkrete për t’iu kundërvënë miratimit të Ligjit.

Pas miratimit të djeshëm të Ligjit për administratë, Parlamenti Studentor i USHT-së, ende nuk ka një ndonjë strategji konkrete për t’iu kundërvënë miratimit të Ligjit që ata e konsiderojnë se është shumë i disfvorshëm për ta. 

Kryetra i Parlamentit  Studentorë pranë USHT-së, Shaban Arsllani,  për Portalb tha se “PS akoma nuk ka asnjë qëndrim lidhur me miratimin e  Ligjit për administratë dhe se me kryesin e PS do të diskutohet dhe do të dilet me një qëndrim”.

Arsllani nuk precizoi se kur mund të dilet me një qëndrim pas këtij ligji të qeverisë. Kohë më parë,  kundër këtij ligji USHT-ja organizoi edhe një tribunë ku profesor  dhe dekan të këtij universiteti   kërkuan nga ana   qeverisë që të tërheq këtë ligj pasi që është antikushtetues.

Edeh Parlamenti Studentor i USHT-së, kërkoi heqjen e këtij ligji dhe paralajmëruan ndërmarrjen e masave konkrete në rast të miratimit të Ligjit për administratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button