Shqipëria U-21 mbetet pa trajner

Redi Jupi nuk është më trajner i ekipit shpresa të Shqipërisë.

Fillimisht u raportua se Jupi ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, mirëpo vetë trajneri, për të përditshmen ‘Panorama Sport’, ka deklaruar se nuk është më trajner i kombëtares U-21, për shkak se i ka përfunduar kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja ka heshtur për këtë çështje dhe mbetet dilema se a do t’i ofrohet kontratë e re Jupit apo do të angazhohet trajner tjetër.

42-vjeçari e drejtoi ekipin shpresa në eliminatoret për Evropianin e vitit 2017 të kësaj grupmoshe dhe në 9 ndeshje regjistroi 3 fitore, 3 barazime e 3 humbje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button