Mourinho nuk e lëshon Terryn

John Terry nuk do të largohet nga Chelsea, ashtu siç përflitej ditëve të fundit në mediat angleze. Kapiteni i Chelsea thuhet se është në prag të marrëveshjes për kontratën e re me blutë.

Terryt i është propozuar kontratë një vjeçare nga Chelsea, të cilën ka shprehur vullnetin për ta pranuar. Forma e lartë e Terryt këtë edicion ka bërë që Jose Mourinho të pengojë shitjen e tij.

Terry ka kontratë me Chelsean deri në muajin qershor, ndërsa kontrata e re për të pritet të zyrtarizohet këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button