Trajnim i Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit për shpëtim të të mbyturve

Francez të mbytur në lumin Vardar sot te Ura e Gurit në Shkup u shpëtuan nga ekipet për shpëtim të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit. Simulimin për shpëtim të të përmbyturve nga rajonet e krizës është në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Maqedoni dhe zbatohet tashmë viti i gjashtë me radhë.

Ambasadori francez  Krisitjan Timonie e përshëndeti aksionin për shpëtim të të mbyturve të Kryqit të Kuq dhe theksoi se suksesi i simulimit tregon se Maqedonia mund të ballafaqohet me katastrofa të tilla.

“Për ne është shumë vështirë, posaçërisht në këto momente të zhvillohet turizmi, ta dimë se në rast të problemeve të tilla ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të njëjtat”, tha Timonie.

Shefi i Ekipit të Kryqit të Kuq Argjend Çilafi sqaroi se në simulimin e shpëtimi të të mbyturve nga katastrofa natyrore kanë marrë pjesë dy ekipe. Njëri për shpëtim në mal dhe tjetri për shpëtim nga përmbytjet.

Ky trajnim sipas tij është avancim i sistemit për menaxhim me kriza dhe ekipeve për përgjigje gjatë katastrofave me qëllim për veprim në situata reale, si ato përmbytje, tha ai, që e përfshin rajonin e Shkupit në gusht të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button