Një milion euro në reklama kundër Zaevit

Kryeministri Nikolla Gruevski ka dhënë ose do të japë një milion euro për fushatën e zezë kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, edhe atë për vetëm gjatë dhjetë ditëve në janar të këtij viti, deklaroi sot zëdhënësi i Socialdemokratëve, Petre Shilegov.
 
Kjo përllogaritje është bërë sipas çmimeve zyrtare të pesë medieve në të cilat janë emetuar ose shpallur antireklamat kundër kreut të opozitës maqedonase, gjegjësisht në Sitel, Kanal5 dhe Alfa, në gazetat “Dnevnik”, “Utrinski” si dhe në billbordet e blera.

“Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja në Sitel dhe Kanal5 u kanë paguar ose duhet t’iu paguajnë rreth 60.000 euro për një ditë. Nga 30.000 euro në ditë për televizionet e partnerëve të koalicionit të Gruevskit, Xingo dhe Stojmenov, ndërsa nga 10.000 euro në ditë për televizionin Alfa ose rreth 800.000 euro në ditë për nxirjen e Zaevit në ‘Dnevnik’ dhe ‘Utrinski’ dhe 30.000 euro në ditë për billbordet në v end”, deklaroi zëdhënësi I LSDM-së Petre Shilegov.

Sipas tij, porositës dhe nënshkrues I këtyre antireklamave është VMRO-DPMNE-ja. Shilegov më tej e pyeti liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin se prej ku partia e tij ka në disponim miliona euro?

Lajme të ngjashme

Back to top button