Derbi Shkupi – Vardari përfundon në paqë, “Shvercerat” SHOW

Derbi  javës së 10-të të LPFM-s, është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup para më shumë se 5000 shikuesve, një ndeshje ku dy ekipet ishin të motivuara të tregojnë lojë cilësorë edhe pse në fund rezultati mbeti ai i fillimit 0:0.

Skuadra e Shkupit ishte ajo që më shumë e deshi fitoren dhe kishte më shumë raste për të shënuar, ndërsa shtylla ka shporuar portën e Vardarit kur goditja e Ermedin Adem nuk përfundoi pas portierit Gaçevski. Edhe disa herë të tjera pikërisht Adem dhe më pas edhe Besart Iseni, Bujamin Asani, Muharem Bajrami e Florent Osmani kishin raste por që asnjë nuk përfundoi në cakun e dëshiruar për Shkupin. Vardari vetëm në disa momente kanosi portën e Zendelit, por ky i fundit ia doli në të gjitha tentimet të del fitimtar. Stadiumi i Çairit ishte mbushur që nga ora 13:00, ndërsa tifozët “Shvercerat” krijuan një atmosferë të shkëlqyeshme.

Një koreografi e tifozëve Shvercerat
Një koreografi e tifozëve Shvercerat

Shkëndija ka marrë tri pikë në duelin ndaj Sileksit në Kratovë me rezultat 1:3. Dy gola ishin vepër e Besart Ibraimi dhe një gol tjetër e shënoi Junior. Tani Shkëndija i është afruar Vardarit në dy pikë, por një ndeshje ka më pak – kundër Shkupit, përballje kjo që do të luhet me 26.10.2016.

Skuadra e tretë shqiptare, Renova e mundi Bregallnicën e Shtipit me rezultat 1:0, me golin e vetëm e që e shënoi Fisnik Nuhiu. /Portalb.mk/

Rezultatet e javës së 10-të

Rabotniçki – Makedonija GJP 2:1, Shkupi – Vardari 0:0, Sileksi – Shkëndija 1:3, Renova – Bregallnica 1:0, Pelisteri – Pobeda 2:0

Tabela: Vardari 22 pikë, Shkëndija 20 (-1), Rabotniçki 16, Pelisteri 15, Renova 15, Sileksi 10, Shkupi 10 (-1), Pobeda 9, Bregallnica 7, Makedonija GJ.P 6 pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button