Trajanovski shkarkon nga detyra komandantin e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, pa ndonjë arsyetim dje e ka shkarkuar nga detyra, komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, Bllagoja Menkovski, njofton Portalb.

Në vendin e tij, menjëherë ka emër zjarrfikësin, Xvonko Tomeski, komandant në ndërrim në brigadë.

Menkovski, i cili gjatë 16 viteve është komandat i brigadës është i habitur me këtë vendim të kryetarit të Shkupit Trajanovski.

“Ndërrimi erdhi pa kurrfarë paralajmërimi dhe arsyetimi. Për arsyet nuk mundem të flas, kryetari i Qytetit të Shkupit duhet të sqarojë, ndërkaq besoj se për shkurt kohë do të bëhet e qartë. Mundem vetëm të them se biografia ime nuk ka njolla, nuk kam kurrfarë vërejtje, ndërkaq komandant i brigadës jam që nga viti 2000. Nuk ka detyrë që nuk e kam kryer. Veçmas tani, me vërshimet, çdo ditë isha në terren”, deklaroi Minkovski për portalin “Sakamdakazam”.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, nuk është i kapshëm për të sqaruar në lidhje me ndryshimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button