Një risi në stadiumin e Çairit para derbit me Vardarin

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar sot përgatitjet për duelin derbi të së dielës, pasi paradite trajneri Visar Ganiu kishte stërvitje e parafundit me futbollistët. Ndërkohë pas stërvitjes në orët e pasdites është punuar në aspektin organizativ të klubit, ku kryesia kishte vendosur që për ti ikur ndonjë incidenti të mundshëm, ka vendosur një rrjet në tribunën e vetme të stadiumit. E dimë që pikërisht dënimin e fundit me mosluajtje pa publik për gjashtë ndeshje, e kishte marrë në derbin e sezonit të kaluar ndaj Vardarit kur nga tribuna kishin hedhur gjësende të palejuara.

Pamje nga stadiumi i Çairit

Andaj kryesia e klubit ka marrë të gjitha masat e nevojshme që më të mos ketë incident të tillë, por njëkohësisht edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve “Shvercerat” ishin ata që vetë kanë kryer punët e vendosjes së rrjetës dhe po punojnë në maksimum që derbi të kalojë në atmosferë festive, njofton Portalb.

Sipas burimeve brenda klubit mësohet se interesimi për bileta është shumë i madh, pasi numri i tyre është i kufizuar dhe se deri më tani janë shitur më shumë se 1.500 bileta.

Futbollistët e Shkupit stërvitjen e fundit do ta kenë nesër me fillim nga ora 11:00, ndërsa ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën me fillim nga ora 14:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button