VMRO – DPMNE i ka caktuar zgjedhjet në “Facebook”?

Në rrjetin social “Facebook”, është krijuar një faqe e veçantë për ngjarje, e caktuar për më 11 dhjetor e emëruar “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2016”, njofton Portalb.

Sllogani zyrtar i ngjarjes është “Ky është vendi yt, ti vendos”.

Si organizator dhe nikoqir i ngjarjes paraqitet VMRO – DPMNE, gjegjësisht faqja zyrtare e partisë në fjalë.

Në këtë faqe, janë publikuar ngjarje dhe tekste për partinë në pushtet.

Të gjitha publikimet e faqes janë të shpërndara nga internet – faqja e VMRO – DPMNE-së dhe mund të shihen paralajmërimet dhe realizimet e projekteve, deklaratave të anëtarëve të VMRO – DPMNE-së që i kanë dhënë nëpër media, galeri me fotografi nga anëtarët e partisë në pushtet dhe demante kundër opozitës.

Megjithatë, nga VMRO – DPMNE-ja, thonë se Qendra e tyre e Komunikimit, nuk e ka krijuar ngjarjen, por nuk e përjashton mundësinë që atë ta kenë bërë anëtarët e saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button