Ja për çfarë kanë biseduar Johanes Han dhe kryeministri Emil Dimitriev

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot është takuar me kryeministrin e vendit, Emil Dimitriev, dhe të njëjtën e ka vlerësuar si konstruktive dhe gjithëpërfshirëse, njofton Portalb.

Në këtë takim, ashtu siç ka shkruar Han, në profilin e tij në rrjetin social Twtiter, është biseduar për plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, zbatimin e reformave prioritare,  mbështetjen e punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe për emigrantët.

“Konstruktive dhe gjithëpërfshirëse me kryeministrin Emil Dimitriev. E theksova plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, reformat prioritare, mbështetjen e punës së Prokurorisë Speciale, emigrantët”, shkruan Han pas takimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button