“Loro Boriçi” mbyll dyert deri në Nëntor

Vetëm dy ndeshje, kaq arriti të luante në stadiumin e rikonstrukuar “Loro Boriçi” skuadra e Vllaznisë. Skuadra veriore do të rikthehet sërish në “Reshit Rusi” ku për rreth një muaj do të luajë të gjitha ndeshjet si pritëse, pasi tapeti i gjelbër i stadiumit do të rikonstruktihet për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë javëve të fundit, gjendja e terrenit në “Loro Boriçi” u rëndua shumë dhe firma që punoi me mbjelljen e barit gjatë rikonstruksionit, do të ndërhyjë sërish me disa modifikme për ta rikthyer katërkëndëshin në gjendje sa më optimale. Në këtë mënyrë, pas ndeshjeve me Kukësin dhe Famurtarin, Vllaznia është e detyruar të rikthehet në “Reshit Rusi” ku priti gjithë ndeshjet e sezonit të shkuar, transmeton Supersport.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të rihapë dyert në datën 12 Nëntor për ndeshjen eliminatore Shqipëri-Izrael dhe vetëm pas kësaj date, skuadra e Cungut mund të rikthehet të luajë në stadiumin kryesor të qytëtit. Sipas parashikimeve, Vllaznia do të presë Partizanin në datën 19 Nëntor për ndeshjen e vlefshme të Javës së 11 të Kategorisë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button