Në BE ka mbi 88.000 fëmijë pa prindër që kanë hyrë me fluksin e refugjatëve

Mbi 70 ekspertë nga nëntë shtete të ndryshme janë mbledhur sot në Zagreb për të marrë pjesë në konferencën dy ditore “Të vetëm në rrugë: Si t’u përgjigjemi nevojave të fëmijëve të pashoqëruar në Evropën Juglindore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të të dhënave të Eurostatit, në vitin 2015 mbi 88.300 fëmijë refugjatë dhe emigrantë të pashoqëruar nga prindërit kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian (BE), që është për katër herë më shumë nga viti paraprak.

Vetëm në Gjermani kanë hyrë rreth 80.000 fëmijë pa shoqërimin e prindërve. Kreu i Zyrës së UNICEF-it për Kroaci, Valentina Otmaçiç thekson se fëmijët e tillë është më së miri të vendosen në familje por se një gjë e tilla akoma nuk është realizuar në Kroaci, kryesisht nga shkaku i mosnjohjes së gjuhës së fëmijëve.

Ajo thekson se fëmijët kanë nevojë për ndihmë psiko-sociale nga fakti se rrugës deri në Kroaci janë përballur me trauma të rënda të rrëmbimit, maltretimit dhe kërcënimit për jetë.

Qëllimi i pjesëmarrjes në konferencë të zyrtarëve nga shtetet që nuk janë pjesë e “rrugës ballkanike”, siç janë Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnjë e Hercegovina është përgatitja në bazë të përvojave të shteteve që janë ballafaquar me këtë problem, në rast se këto shtete përballen me një problem të tillë.

Zëvendës ministrja kroate e Punës Sociale dhe Rinisë, Diana Topçiç-Rosenberg thekson se fillimisht duhet krijuar mekanizma që këto fëmijë të mos shndërrohen në objekt të tregtisë me njerëz pasi sipas saj shifra prej 100.000 fëmijë të zhdukur gjatë krizës me refugjatë është e tmershme.

Në konferencë marrin pjesë ekspertë nga Kroacia, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, BeH, Sllovenia dhe Holanda. Konferenca është në bashkëorganizim të qeverisë së Kroacisë dhe UNICEF-Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button