Mustafa pret nga Guterres që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministrit Mustafa ka shprehur bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka pasur rastin të takohet me Guterres gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i OKB-ve, Antonio Guterres, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj. /Kp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button