Rama: Nuk ka asnjë projekt që do u merrte Radikën shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama komentoi cështjen e lumit Radika duke garantuar se nuk ka asnjë projekt që do u merrte lumin shqiptarëve. 

Në seancën parlamentare të Kuvendit që u përfshi nga debatet paraditen e sotme, në fjalën e tij kryeministri akuzoi ish-kryeministrin Berisha se tentoi të falte detin si një copë bakllava dhe se sot fut xixat mes shqiptarëve, transmetojnë mediat shqiptare.

“Shqiptarët më kollaj besojnë se Saliu është komik si “mister Bean”, se  sa të besojne që Saliu është patriot më i mirë se Ali Ahmeti.

“Si nuk u vjen turp të fusin xixa mes shqiptarësh, ndërkohë që shqiptarët e Maqedonisë e kanë përsëritur se projekti nuk ka asnjë shans të përparojë në dëm të shqiptarëve të Dibrës. Na dinë si veten e tyre kur nuk deshën t’ja dinë për asgjë kur falën detin si të ishte një copë bakllava”, theksoi kryeministri Edi Rama.
Rama potencoi se uk ka asnjë projekt, për devijimin e lumit Radikë, pasi projekt nuk quhet ide e një qeverie, por një projekt zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, por as ne nuk e kemi, as qeveria maqedonase nuk e ka e as Banka Botrore nuk e ka financuar një gjë të tillë, e asgjë nuk financohet pa miratimin e qeverisë së Shqipërisë në respekt të marrëveshjes aë traktateve ndërkombëtare. 

“Ta vënë vath në vesh këta, e kushdo tjetër, shqiptar, fqinj e i huaj, se me ikjen e këtyre nga qeveria vdiq koha kur qeveria e këtij vendi e tradhtonte Shqipërinë e bënte pazar me interesat publike e private të shqiptarëve”,- tha Rama. 

Lajme të ngjashme

Back to top button