Kujdes! Cigaret tani përmbajnë më shumë elemente të dëmshme

Sasia e nikotinës në cigare nga viti 1999 deri 2011 është rritur për 15 përqind, tregojnë rezultatet nga hulumtimi amerikan.

Rezultatet e publikuara në revistën  „Nicotine and Tobacco Research“ është bazuar në të dhënat e katër kompanive më të mëdha të cigareve në SHBA.

Ekspertët apelojnë për rregullim më të rreptë të sasisë së nikotinës në cigare, duke shtuar se koncentrimi më I madh I nikotinës dukshëm vështirëson përpjekjet për lënien e duhanit.

Në SHBA çdo ditë 3.800 tinejxher e ndezin cigaren e parë ndërsa mijëra të tjerë bëhen të varur nga nikotina.

Ekspertët tregojnë se duhanpirësit jetojnë 13 vjet më pak se ato që nuk pinë duhan.

Lajme të ngjashme

Back to top button