RDK-ja, prezanton skandalet korruptive të Ndërmarrjes Publike në Gostivar

RDK-ja, prezanton aferat korruptive në punën e ndërmarrjes publike “Komunalec”, Gostivar. Sipas kësj partie, drejtori i Ndërmarrjes Publike komunale, Memedali Xhaferi nga pozicioni i drejtorit të ndërmarrjes mbrenda një dite lëshon para në firmën e tij private “API KORAB DOEL”, për furnizim të ndriçimit publik në rrugë, edhe ate në shumë 21.830.00 den.


“Kjo, jo vetëm që është shkelje e madhe duke patur parasysh se i lëshon para firmës së vete private, por edhe të vet furnizimit me materiale të ndryçimit publik në rrugë, duke patur parasysh se ndërmarrja publike nuk merret me ndryçimin publik, por organi që merret me këtë veprimtari është Komuna e Gostivarit”, vlerëson RDK-ja në komunikatën e saj.

RDK-ja, thotë se drejtorii ndërmarrjes publike, “Komunalec” Gostivar, është përfshirë në konfliktin e interesave edhe në lëshimin e kontratave tjera për furnizime publike.

“Kërkojmë nga drejtori i ndërmarrjes publike komunale të dali para opinionit publik dhe të sqaroj se me cilën firmë ka lidh kontratë për furnizim me ngjyrë për shenjëzimin horizontal në teritorin e Komunës së Gostivarit që është hapur me datë 11.06.2013”? Thuhet në komunikatën e RDK-së. 

Kjo parti i ka bërë thirje Komunës së Gostivarit që të dal publikisht të prononcohet për këto shkelje të mëdha ligjore, si dhe kërkojm ënga organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin masa konkrete për zbardhjen e rastit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button