T-mobile në defekt, le pa rrjetë një pjesë të Shkupit

Rajoni i Gjorçe Petrovit dhe disa fshatra shqiptare përreth që shfrytëzojnë operatorin celular T-Mobile në Shkup më shumë se një javë po ballafaqohen me problem teknike në mungesë të rrjetit.

“Më shumë se një javë nuk ka rrjetë, un kam kartel postpejd dhe gjithmonë në kohë kam paguar faturat, ne meremi me biznes dhe telefoni është më se i nevojshëm, kemi kërkuar që të na jepet përgjigje kur do të rregullohet problemi por çdo ditë na thonë se sot, nesër…por 9 ditë ne ballafaqohemi me të njëjtin problem”, shprehet i revoltuar për Portalb M.A nga fshati Sfillare e Poshtme.

Operatorët e T-Mobile thonë se bëhet fjalë për një problem të madh teknik dhe nuk kanë informacion se kur do të zgjidhet.

Problemi qëndron në Operatorin qendror në Gjorçe Petrov i cili përfshin shumë fshatra të rajonit të Dervenit.

“Kemi filluar të blejmë kartela nga operatorë të tjerë për ti shfrytëzuar, por nuk dimë çfarë të bëjmë me këto që i kemi postpejd, sigurisht që do ta ndërprejmë marrëveshjen nëse vazhdojnë kështu edhe disa ditë”, shprehet F.L banorë i fshatit Matkë. 

Sipas Operatorëve të T-Mobile ky problem ka lindur për shkak të disa mosmarrëveshjeve me EVN Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button