Maqedonia në një listë me Kirgistanin!

Maqedonia edhe këtë vit, si edhe në dy vitet e fundit gjendet në grupin e vendeve pjesërisht të lira në raportin “Liri në botë 2014” të publikuar nga Freedom House. Bëhet fjalë për 41 publikime që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në botë.

Në raportin më të ri të Freedom House vlerësohet gjendja në 195 vende dhe 14 territore gjatë viti të kaluar. Secila prej tyre fiton vlerësime nga të dy kategoritë , të drejtë politike dhe të drejta qytetare. Më e larta është 1 ndërsa më e ulta 7. Maqedonia edhe këtë vit në dy kategoritë është vlerësuar me 3.

Po në këtë grup të njëjtë me Maqedoninë janë edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova derisa Serbia Mali i Zi dhe Kroacia gjenden në grupin e shteteve të lira.

Freedom House si shembull negative ka theksuar Turqinë me protestat e fundit në Stamboll, ndërsa si shtete me ngecje mbrapa të demokracisë janë edhe Rusia dhe Ukraina.

Lajme të ngjashme

Back to top button