Gruevski: 11 Tetori është vazhdimësi e idesë shekullore të popullit tonë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal u dërgoi urime qytetarëve me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore.
“Sot, Republika e Maqedonisë e feston Luftën nacionalçlirimtare dhe rëndësinë e saj në realizimin e ëndrrës shekullore të paraardhësve tanë për shtetësi tonën. 11 Tetori është vazhdimësi e idesë shekullore të popullit tonë për luftë për një Republikë të Maqedonisë të lirë dhe të pavarur. Duke u shprehur respekt partizanëve të LNÇ-së, u shprehim respekt edhe paraardhësve tanë të cilët me veprën e tyre treguan se si luftohet, si duhet dhe si punohet me përkushtim për Maqedoninë”, thuhet në urimin e Gruevskit.