Calvin Harris nuk e do ndarjen nga Rita

Ndarjen nga DJ i njohur Calvin Harris, e kishte pohuar në një mënyrë indirekte përmes ‘Facebook’-ut edhe Rita Ora. Por, duket as ajo e as Harris nuk po e duan këtë ndarje pasi që çdoherë po prezantojnë mungesën e njëri-tjetrit përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Ndarja nga Rita nuk e ka bërë aspak të lumtur. Madje Calvin Harris duket se çdo ditë e më shumë po e ndjenë mungesën e vajzës me të cilën ishte në lidhje për muaj të tërë. Madje përmes statuseve të ndryshme DJ i njohur ka treguar në njëfarë forme se po e dëshiron me tërë qenien e tij rikthimin tek shqiptarja me famë botërore Rita Ora.

Ndërsa ditën kur Rita i kishte uruar ditëlindjen, ai i kishte kthyer se po i dukej si një urim ndarjeje, me vetë faktin se Rita i kishte shkruar pas mesnatës, ai kishte shprehur edhe ndjenjën që ende gëzon, karshi saj.

Ndërsa sërish ai ka lënë një status në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ndërsa beson se janë në kohë për një rikthim te njëri-tjetri. “In time, she’ll mature. And maybe we can be we again, like we were (Me kohë, ajo është pjekur. Dhe ndoshta ne mund të jemi sërish, sikur ishim”, ka shkruar Calvin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button