Morena Taraku i rreket këngës

Ka provuar të këndoj qysh në spektaklin “Shpija e Kosovës”. E ndonëse aty nuk e pati të lehtë të këndoj pjesën që iu ishte besuar, pasi që ishte eksperienca e parë me këngën, Morena Taraku duket se tashmë po ushqen një simpati më të madhe për muzikën.

Madje ajo tashmë po hynë në renin e këngëtareve ndërsa ka nis angazhimin e saj në këtë biznes.

Këngëtarja e ardhshme është duke punuar me Blero Muharremin për këtë projekt, ndërsa për çdo risi drejtë këtij bashkëpunimi ka njoftuar Blero përmes rrjetit social ‘Twitter’.

Madje ai ka shkruar se xhirimet për videokëngën e tij dhe Morenës kanë nis të mërkurën. “Sot fillojnë xhirimet e klipit “My Love” Morena ft Blero exiting … stay tuned people”, ka shkruar Blero në ‘Twitter’.

Lajme të ngjashme

Back to top button