Mot me vranësira dhe periudha dielli

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe kryesisht i qetë. Vetëm në vendet më të larta dhe në malet do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. 

Në mëngjes në disa fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe në malet me borë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në dy, ndërsa e ditës prej tetë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra dielli dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 11 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button