Maqedonia e feston Ditën e kryengritjes antifashiste

Republika e Maqedonisë sot shënon 75 vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe luftës nacionalçlirimtare.

Kryengritja e armatosur filloi më 11 tetor të vitit 1941 kur luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithme civilizuese dhe demokratike.

Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.

Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike. Kurorë e kasaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.

Tradicionalisht për këtë festë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është ndarë çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Delegacione të shumta vendosën kurora lulesh para përmendoreve të heronjve të rënë në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Shtatëdhjetë e pesëvjetori i kryengritjes popullore të Maqedonisë dje u shënua edhe me akademi solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku foli kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. ab/09:40

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button