Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me periudha të shkurta të diellit. Në orët e pasdites do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende vende me bubullima të rralla. Gjatë natës drejt ditës së mërkurë lokalisht reshjet do të jenë më intensive dhe pritet të bien mbi 20l/m2.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 19 gradë.

Në Shkup paradite kryesisht mot me vranësira, ndërsa pasdite, posaçërisht në orët e natës me reshje të shiut të cilat kohëpaskohe të jenë më intensive.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 18 gradë.

Të mërkurën në orët e paradites ende do të ketë të reshura të shiut, të cilat do të jenë lokale dhe me intensitet më të dobët, ndërsa nga dita e enjte pritet mot stabil dhe më ngrohtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button