Gjermani, Fleckenstein-Rama: Shqipëria progres drejt BE-së

Në vijim të vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka takuar raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein.

Gjatë këtij takimi, Fleckenstein ka vlerësuar kursin reformator të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE. Eurodeputeti gjerman ka theksuar gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për investimet e huaja, duke nxitur kështu biznesin gjerman që të investojë në vendin tonë, transmeton Shqiptarja.com

“Sot, Kryeministri Edi Rama ishte në Hamburg. Pas diskutimeve me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, biseduam edhe me sipërmarrësit gjermanë. Shqipëria ka nevojë për investime. Dhe vendi është duke bërë përparime të qëndrueshëm me reformat e ndërmarra. Unë e kam cilësuar Shqipërinë si një faktor për stabilitetin në rajon. Suksesi në rrugën drejt Bashkimit Europian është i dukshëm“, shkruan në Facebook, eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button