Nisma për PSP-në s’ka mbërritur te deputetët

Në përputhje me rregulloren e punës më së voni deri në fund të ditës, kryeparlamentari Trajko Veljanoski duhet t’i dorëzojë para deputetëve propozim-ligjet për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdim të afatit të Prokurorisë Speciale, transmeton Alsat-M.

Deputeti Pavle Trajanov i parashtroi propozim-ligjet pas tentimit të pasuksesshëm të deputetëve që t’i mundësojnë prokurores Speciale Katica Janeva të ketë autonomi gjatë mbrojtjes së dëshmitarëve, por edhe të votojnë vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. Trajanov sqaron se pasi që deputetët do të njoftohen me tekstin në propozim-ligjet, Veljanovski ka afat prej 10 ditëve të caktojë debat plenar, ndërsa paraprakisht ligjet të kalojnë edhe në komisione parlamentare.

Javën e kaluar deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk i votuan ligjet me sqarimin se të njëjtat janë jashtë asaj që është dakorduar në Përzhinë. BDI-ja dha mbështetje simbolike, të pamjaftueshme për miratimin e ligjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button