Akademiku Kambovski: Akademikët askush s’i ka pyetur për hapjen e universiteteve të reja

Vllado Kambovski, kryetari i 9-të i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ka kritikuar qasjen e politikës për hapjen e universiteteve, në mesin e tyre “Damjan Gruev” dhe “Nëna Terezë”, pa konsultuar paraprakisht akademikët, transmeton Portalb.

“Për çdo projekt Ministria është e detyruar që t’i drejtohet Akademisë. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Arsimi është fleksibil, organizëm i gjallë dhe funksionon sipas nevojave të shoqërisë, si dhe përshtatjes së kualitetit në suaza europiane dhe botërore, për këtë arsye çdo iniciativë për themelimin e institucioneve për arsim të lartë pa i pyetur akademikët është praktikë e keqe”, deklaroi Kambovski.

ASHAM sot ka shënuar 49 vjetorin. ASHAM ka organizuar konferencë shkencore me temë “Gjendjet dhe perspektivat e shkencës dhe arsimit të lartë në shekullin 21”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button