Dënimet e ‘Merimangës’ disproporcionale me standardin

Sipas Entit për statistikë, në Maqedoni, rroga minimale kushton 8.050 neto, ndërsa mesatarja është rreth 21 mijë denarë.

Derisa rrogat janë shumë të ulëta, dënimet për shkelje ligjore në komunkacion janë në disproporcion me ta.

Qytetarë të revoltuar parashtrojnë pyetjen se si mundet për parkim të gabuar të paguajnë aq shumë, që disave u bje sa gjysma e rrogës që marrin në muaj.

Ata thonë se Shërbimi ‘Merimangë’, duhet të ul dënimet.

‘Paramendoni, erdha tek ndërtesa e Radio Televizionit shtetërorë vetëm të fotografohem për pasaportë, pasi skish vend as në parking u detyrova të parkohem në tretoar, dhe ma kanë marrë veturën, e tash ku ti marr në moment 2 mijë denarë, e nëse se marr dënimi rritet’ tha Mejdi Ismaili.

‘Unë nuk e kuptoj pse dënimet janë aq të fryera, por skanë faj sepse ne duhet të protestojmë për këta gjëra. Ata vetëm gjatë një dite luajn biznes të madh me marrjen e makinave, sepse tërë kohës janë në aksion, dhe kjo u bën përfitim të madh’ tha Xhelal Bilalli.

Sipas çmimores së ndërmarjes ‘Parkingjet’ çmimi për parkim jo adekuat në tretoar apo rrugë, kur shoferi e largon veturën vetë është 1.500 denarë, për parkim në hapsirë të gjelbërt dënimi është 3.500 denarë, ndërsa për largim të veturës nga parkimi jo adekuat duke thirrur personin e tretë, kushton 2.000 denarë.

Nëse në veturë u vendoset bllokues atëherë do të paguani 1.000 denarë, ndërsa nëse e keni kaluar kohën për biletën e paguar duhet të paguani plus 1.100 denarë, dhe nëse jeni parkuar tek vendi i personave me aftësi të kufizuara atëherë do të paguani dënim prej 3.000 denarësh. 

Me automjetin special “Merimanga” nga ana e policisë së trafikut, të martën dhe mërkurën janë hequr gjithsej 89 vetura të cilët kanë penguar zhvillimin normal të trafikut. Ndërsa vetëm gjatë fundjavës janë marrë 149 vetura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button