Rrokulliset autobusi, dhjetë të lënduar

Një i lënduar rëndë dhe nëntë me lëndime të lehta, është pasoja e rrokullisjes së autobusit të kompanisë prizrenase “Mir tours” sot pasdreke afër Biraçes në Qafë të Dulës, kur shoferi kishte humbur kontrollin.

Të lënduarit, njëri nga ta më rëndë, janë dërguar në qendrën spitalore të Prizrenit. Rastin e konfirmoi drejtori rajonal i Policisë, sipas të cilit, autobusi që po qarkullonte nga Prizreni për në Prishtinë, ka dalë nga rruga duke u rrokullisur rreth 20 metra duke rënë në krah.

“Hetimet e para tregojnë se aksidenti ndodhi pasi shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, që ishte e rrëshqitshme për shkak të shiut”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa janë kryer hetime të hollësishme./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button