Guardiola: Messi është lojtari që më së paku vrapon por kur merr topin shpërthen

Lionel Messi është lojtari i cili më së paku vrapon në Premiera, por kur merr topin ai ka përfunduar me rishikimin e lojës dhe atëherë vjen shpërthimi, ka thënë Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t i cili argjentinasin e udhëhoqi katër vite në klubin katalunjas, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për faktin se Messi nuk vrapon shumë në fushë, Guardiola shpjegoi se në situata të tilla “dhjetëshja” e Barcelonës thjeshtë e ndjek zhvillimin e aksionit.

“Messi lëviz në fushë, shqyrton çdo moment. Ai e ndien kur është vetëm dhe kur kundërshtarët e vërejnë por ai do të gjejë hapësirë për veten”, tha katalunjasi mbi librin e tij ‘Pep Guardiola: Evolucioni’, botimi i të cilit në gjuhën angleze do të publikohet në fund të këtij viti.

Futbollisti argjentinas ka luajtur 219 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës, duke shënuar 211 gola dhe 96 asistime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button