Rusia do të themelojë bazë të përhershme detare në Siri

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Nikolai Pankov tha se Rusia planifikon krijimin e një baze të përhershme detare në portin Tartus në Sirisnë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Pankov të hënën foli në Dhomën e lartë të parlamentit rus.

“Do të kemi një bazë të përhershme ushtarake detare në Tartus”, tha Pankov i cili shtoi se dokumentet e nevojshme janë gati dhe se kanë marrë miratimin e nevojshëm në nivel ministror.

Pankov në fjalimin e tij para deputetëve të parlamentit tha se pas përfundimit të proceduarve të nevojshme, vendimi do t’u jepet ligjvënësve për miratim.

Rusia në Tartus ka bazë ushtarake të cilën aktualisht është duke e përdorur. Baza është karakterizuar si objekt për mbështetje dhe servisim të anijeve ushtarake.

Ky vend me lëvizjet e saj në të kaluarën, praninë e saj ushtarake në Siri e ngrit në gjendje të përhershme. Dhoma e ulët e parlamentit Duma ka refuzuar marrëveshjen e cila i lejon Rusisë përdorimin e pakufizuar të bazës Hmeymim në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi se në Siri kanë vendosur sistemin e mbrojtjes S-300.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button