Statistika: Këto profesione paguhen më shumë në Maqedoni

Sipas të dhënave statistikore gjatë vitit që lamë pas, sektorët më të paguar kanë qenë ata të telekomunikacionit, juridiku, sektori bankar dhe ai i aviacionit, ndërsa industria e tekstilit dhe e lëkurës janë më pak të paguarat.

Në sektorin juridik dhe aktivitetet e kontabilitetit , shuma e pagës mesatare arrin 41.476 denarë , që është 20.229 denarë më shumë se mesatarja e pagës në Maqedoni , të cilën e llogariti Enti shtetëror për statistikë . Mbi pagat mesatare janë edhe pagat në sektorin e telekomunikacionit të cilat kapin shumën  38.951 denarë, në aviacion 38.701 denarë.

Meshkuj ende më lehtë gjejnë punë dhe janë më të paguar se femrat, kurse personat të cilët kanë kryer shkollim të lartë janë shumë më mirë të pozicionuar në punë sesa personat që janë me shkollim fillor dhe të mesëm.

 Në krahasim me vendet tjera të rajonit, banorët e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës janë më mirë të paguar, kurse Shqiptarët, Serbët dhe Maqedonasit kanë pagat më të ulëta.

Nga gjitha vendet në botë, pagë më të madhe marrin banorët e Zvicrës, pas tyre vinë ata të Norvegjisë, Luksemburgut, Australisë, Katarit, Danimarkës, SHBA-së, Suedisë, Japonisë dhe Finlandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button