Zhernovski kërkon që qeveria të anulojë shitjen e parcelës për 71 denarë

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Xhernovski kërkon nga Qeveria që ta anulojë shitjen e tokës ndërtimore për 71 denarë në Qendër të Shkupit.

Nga Komuna paralajmërojnë së në javën e ardhëshme, me propozim të kryetarit të komunës Zhernovski për herë të tretë do të vendoset pika në rend dite për marrjen e kompetencave me tokën ndërtimore në Qendër.

„Këshilltarët janë zgjedhur që të punojnë në interes të qytetarëve dhe për këtë shkak presim që kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së të kërkojë nga këshilltarët e tij të votojnë në të mirë të banorëve të komunës Qendër” përkujtojnë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button