Thaçi dhe Haradinaj, kërkojnë konsolidimin e së djathtës shqiptare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë qendrore të AAK-së kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Haradinaj dhe Thaçi,  u dakurduan për bashkëpunim më të ngjeshur në vitin që sapo kemi hyrë, dhe për sendërtimin dhe konsolidimin e mëtejmë të së djathtës shqiptare.

Një qeverisje më e mirë në Kosovë, është ndihma më e mirë që mund t’u jepet edhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të jemi afër njëri-tjetrit”, tha kryetari Haradinaj.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjelli bindjen e tij për ndihmë më të madhe të Prishtinës zyrtare në këtë vit dhe në të ardhmen për shqiptarët e Maqedonisë. “Ramush Haradinaj është garanti i parë i mbështetjes për shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button