Shkupi barazoi në miqësoren me Makedonija Gj.P

Sot në stadiumin e Çairit skuadra e FC Shkupit ka shfrytëzuar pauzën shkaku i angazhimeve të përfaqësuese së Maqedonisë n ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”. Për kundërshtare kishte ekipin që vetëm një javë më parë e kishte mundur si mysafire, Makedonija Gj.P, ndërsa në këtë ndeshje trajneri Visar Ganiu kishte grumbulluar një numër të madh të futbollistëve të rinj nga shkollat e futbollit të gjeneratave 98, 99 dhe 2000, të cilët u treguan të denjë të luajnë ndaj futbollistëve që kanë minuta më shumë në kuadër të kampionatit të Ligës së Parë. Në formacionin e Shkupit u gjetën e futbollist që kanë pasur më pak minuta gjatë sezonit, apo shkaku i lëndimeve nuk kanë luajtur.

Edh pse Shkupi që në fillim kishte iniciativë të madhe, por përvoja e vogël e futbollistëve të rinj bëri që në dy tentime të Makedonijës, të pranojnë dy gola dhe me këtë rezultat të shkojnë në pushimin e merituar. Golat për mysafirët i shënuan Destan Haxhija dhe Milan Ristovski, ndërkohë golat për Shkupin ishin vepër e Florent Osmanit dhe Khalil Lambini, të cilët u dhanë krahë ardhmërisë së Shkupit për të nxjerrë barazim.

Nesër futbollistët do të kenë pushim të merituar, që më pas nga e hëna të fillojnë të përgatiten për ndeshjen e të mërkurës që e luajnë ndaj Akademija Pandev në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë, ndërsa të dielën fillon kampionati me ndeshjen e javës së 10-të, ku në Çair do të jetë mysafire ekipi i Vardarit, që pritet të jetë dhe derbi i javës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button