UNICEF thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në Halep

Përfaqësuesja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) përgjegjëse për Sirinë, Hanaa Singer, ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës e cila ka përfshirë veriun e Halepit, duke shtuar se UNICEF-i është në gjendje të gatishmërisë për ofrimin e ndihmës humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Singer tha se kushtet në Halepin e rrethuar janë “më shumë se të tmerrshme”, me spitale të rrënuara, me mungesë të mjekëve dhe me mbi 100 fëmijë të vrarë nga 10 shtatori, prej kurë filluan bombardimet ajrore.

Këtë javë Singer është kthyer nga një pjesë e Halepit të cilën e kontrollon qeveria siriane, për ku tha se është takuar me mijëra sirianë të shpërngulur.

Sipas saj, disa nga të shpërngulurit në tre vitet e fundit janë detyruar të ndërrojnë vendqëndrimin madje gjashtë herë.

Singer theksoi se Kombet e Bashkuara planifikojnë që në pjesën e Halepit që kontrollohet nga qeveria të sigurojnë kapacitete akomodimi për evakuimin e banorëve nëse arrihet një armëpushim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button