Afganistan, dy fëmijë të vdekur nga shpërthimi i në bombe

Së paku dy fëmijë kanë humbur jetën në Kandahar të Afganistanit gjatë shpërthimit të një bombe, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Kandaharit, Samim Khiplvak për AA tha se në rajonin e fshatit Tegrak shpërtheu një bombë e cila ishte montuar në rrugë ku luanin fëmijët.

Sipas tij, dy fëmijë kanë humbur jetën teksa luanin futboll, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Khiplvak theksoi se bombat janë vendosur nga talebanët, ndërsa bëhet fjalë për fëmijë të moshës nën dhjetë vjeç.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button