Bejli: SHBA dhe BE po punojnë për t’u përmbushur marrëveshja para zgjedhjeve

SHBA dhe BE- vazhdojnë të jenë të angazhuara bashkarisht për implementimin e marrveshjes së Përzhinos dekaron ambasadori amerikan Xhes Bejli.

Ai thot se politikanët janë marrë vesh për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme dhe ata duhet të punojnë për tejklaimin e çështjeve të hapura.

“Më 20 korrik u arrit marrveshje dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, të sigurohemi se marrveshja do të implementohet. Politikanët më 31 gusht thanë se do të ketë zgjedhje dhe me rëndësi është që të vazhdojnë të lëvizin drejt asaj. Por në fund të ditës kjo është çështje për politikanët, për liderët politik dhe qytetarët tuaj, të venbdosin për këto çështje. Ka ende disa çështje që duhet tejkaluar”, tha Xhes Bejly, Ambasador i SHBA-ve.

Njëherit ambasadori Bejli ka theksuar s eMaqedonia ka 700 ambasadorë në Shtetet e Bashkuara duke aluduar në ”Vullnetarët për paqe” të cilët brenda 20 vitesh kanë ardhur në Maqedoni për të promovuar vlera demokratike dhe paqe.

Këtë prononcim ambasadori Baily e bëri gjatë vizitës që ju bëri 15 vullnetarëve të cilët këtë vit do ta kalojnë në Maqedoni të strehuar nëpër shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button