Ngrihet Qendra Kombëtare e Urgjencave, Rama: Shërbimi në kohë reale

143 milionë lekë nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për ndërtimin dhe pajisjen teknologjike të Qendrës Kombëtare të Urgjencave, ku do të instalohet dhe sistemi dixhital i marrjes se çdo lloji urgjence nëpërmjet një numri telefonik të unifikuar, pa pagesë.

Një personal prej 90 specialistë dhe 140 autoambulancash do të jenë në shërbim çdo ditë, 24 orë.

Kryeministri Edi Rama, i cili se bashku me Ministrin e Shëndetësisë kanë inauguruar këtë qendër të re, e vlerëson si një premtim të mbajtur të qeverisë së tij për të rilindur shëndetësinë.

Kryeministri Edi Rama: Deri më sot, mbulimi i urgjencës mjekësore ka qenë i organizuar në bazë spitali apo rajoni dhe ka mbuluar kryesisht qytete dhe një pjesë të fshatrave. Kjo strukturë e trashëguar nuk garantonte në të gjitha rastet, marrjen e thirrjes për ndihmë, gjë e cila në shumë raste ka sjellë fatkeqësi vetëm për shkak të humbjes së komunikimit dhe të pamundësisë për t’ju përgjigjur thirrjes për ndihmë. Ky qendërzim e sjell shërbimin në kohë reale pranë qytetarit në nevojë. Garantohet një shpejtësi 10-15 minuta nga çdo pikë ku flota e urgjencës do të jetë e shpërndarë, në çdo pikë ku do të ketë nevojë për praninë e urgjencës.

Shërbimet e Qendrës Kombëtare të Urgjencave do të jenë funksionale vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm, kur çdo njëra nga 140 autoambulancat që do të vendosen në të gjithë territorin do t’i shërbejnë 25 mijë banorëve, transmeton tvklan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button