Shqipëri-Spanjë, policia “blindon” Shkodrën

Për ndeshjen me Spanjën, Shkodra do të jetë e blinduar. Veç shoqërimit të Kombëtares spanjolle nga forcat RENEA policia e Shkodrës është organizuar për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe tifozëve në qytet.

Parkimi i mjeteve të tifozëve është parashikuar në disa zona të ndryshme të qytetit, në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë trafiku që pritet të krijohet para dhe pas ndeshjes, transmeton TvKlan.

Për këtë qëllim policia e Shkodrës lajmëron edhe akset që do të bllokohen për qarkullim ku nuk do të lejohet as parkimi duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri në 24 të mbrëmjes, të së dielës.

Policia ka parashikuar që rruga “Bujar Bishanaku”, të jetë i vetmi aks rrugor kryesor që do të përdoret për hyrje-dalje të tifozëve vendas dhe të huaj.

Gjithashtu kufizime të qarkullimit të mjeteve do të ketë edhe në bulevardin “Zogu i Parë”, në degëzimet që të çojnë tek rruga “Bujar Bishanaku”, “Zyhdi Repishti”. Do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në orët e pasdites edhe në disa zona të tjera.

Policia ka parashikuar gjithashtu që hyrja e tifozëve në stadium të nisë që në orën 17:00. Gjithashtu i është kërkuar edhe bizneseve pranë stadiumit të mbyllin aktivitetin e tyre që prej orës 14:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button