RDK: Drejtori i NP “Komunalec”, Gostivar, posedon edhe një firmë tjetër tregtare

RDK-ja, përgënjeshtron pretendimet e drejtorit të ndërmarrjes “Komunlaec”, Gostivar, se ai nuk është drejtor i firmës “Drita”. Sipas RDK-së, Memedali Xhaferi, posedon edhe një firmë tjetër më të madhe.

“Drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi jo vetëm që ka bë shkelje të madhe flagrante të ligjeve në fuqi duke qenë edhe drejtor i ndërmarrjes publike edhe pronar edhe person i vetëm i autorizuar i firmës private “DRITA MEMEDALI DOO”, që ka fituar tender prej 100.000 eurove nga ana e Komunës së Gostivarit, por ai gjithashtu posedon edhe një firmë tjetër tregtare që tejkalon përmasat e situatës normale të çdo personi që kryen veprimtari publike”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Sipas RDK-së, drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi posedon edhe një firmë tjetër tregtare “API-KORAB DOOEL” eksport-import, ku drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi është pronar dhe udhëheqës kryesor i kësaj firme private tregtare.

RDK-ja, kërkon nga ana e drejtorit të ndërmarrjes publike Memedali Xhaferi të dal dhe publikisht të deklaroj se a është pronar dhe udhëheqës edhe i kësaj firme private. 

“E pyesim a ekziston mundësi ligjore që nga ndërmarrja publike komunale, si drejtor i ndërmarrjes, të bëj transakcione dhe të lëshohen para në firmën private tregtare API-KORAB DOOEL eksport-import, ku edhe vet është pronar dhe udhëheqës kryesor”, pyet RDK-ja, drejtorin e ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar, Memedali Xhaferi.

RDK-ja, kërkon nga ana e Komunës së Gostivarit që menjëherë të bëjë shkarkimin e drejtorit në fjalë si dhe fton  organet kompetente shtetërore të ndërmarrin masat e duhura për zbardhjen e këtyre skandaleve nga ana e ndërmarrjes publike e themeluar nga ana e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button