Drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferit, mohon akuzat e RDK-së

Ndërmarrja publike “Komunalec” nga Gostivari, i ka hedhur poshtë pretendimet e RDK-së, se goja drejtori i kësaj ndërmarrje ka fituar tenderin e komunës për pajisjet elektrike të ndriçimit publik.

Për shkak të neglizhencës, emri i Memedali Xhaferit edhe sot e kësaj dite figuron në gjendjen rrjedhëse të kompanisë “Drita” në Regjistrin Qendror.

Në komunikatën e ndërmarrjes “Komunale”, thuhet se me datë 15 prill 2013, Memedali Xhaferi me dorëheqje të parevokueshme i është drejtuar ndërmarrjes “Drita” ku ka qenë themelues dhe drejtues i saj dhe se ka dhënë  dorëheqje nga kjo kompani për shkak të angazhimit të tij në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”. 

“Deri me datë 22 Prill, Memedali Xhaferi ka qenë në marrëdhënie pune në kompaninë Drita dhe deri me datën e lartpërmendur (22 Prill 2013), Xhaferi ka qenë i lajmëruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, ndërkaq me datë 23 Prill, Memedali Xhaferi ka krijuar marrëdhënie punë në NP Komunalec – Gostivar , ku po të njëjtën datë është paraqitur në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e ndërmarrjes “Komunalec”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button