Osmani: Loja me presidentin konsensual është një manipulim i kurdisur i BDI-së

Në rezidencën e ambasadorit të Kroacisë në Shkup kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga Vesel Memedi anëtar i Kryesisë Qendrore pati takim pune me  Kramariç në lidhje me ngjarjet aktuale në Maqedoni. 

Bashkëbiseduesit ranë dakord në vlerësimin e tyre për proceset politike, ekonomike dhe integruese në vend. Theks i veçantë i diskutimit ishte tejkalimi i status-kuosë në procesin e euro integrimeve dhe ndërprerja e futjes në borxhe të vendit si dy kërcënime serioze për stabilitetin dhe perspektivën e përgjithshme të vendit.

Kryetari, Osmani në takimin me ambasadorin kroat, ka argumentuar, qëndrimin e RDK-së së loja me presidentin konsensual është një manipulim i kurdisur i BDI-së me synim krijimit të justifikimit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Osmani ka theksuar se, këtij procesi pa diskutim se i kanë kontribuar dakordsia e LSDM-së dhe PDSH-së për kodin zgjedhor me çka këto dy parti japin një autogol politik për opozitën politike, sepse pa pastrim e listës zgjedhore ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kanë kurrfarë rëndësie në parandalimin e procesit të manipulimit të zgjedhjeve, ngjashëm si në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Ambasadori kroat Kramariç premtoi se Qeveria Kroate do të ketë qëndrim përkrahës për procesin e integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor në veçanti për Shqipërinë , Maqedoninë dhe Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button