Maqedoni, kemi “harruar” se kur ka pasur TV – duel mes liderëve, a do të përballen Zaev dhe Gruevski?

Debati për politika ekonomike mes Ministrit të Financave, Kiril Minoski dhe zëvendësministrit plotësues për Financa, Kire Naumov në 16 shtator dhe debati i djeshëm (6 tetor 2016), mes ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësministrit plotësues, Oliver Andonov, edhe përskaj të gjitha lëshimeve, megjithatë janë rreze shprese për më shumë se një dekadë që politikanët të përballen mes veti në publik, njofton Portalb.mk.

Ajo e hap dilemën për atë se a është e mundur që të ketë një TV – duel mes liderëve të LSDM-së dhe VMRO – DPMNE-së, Zoran Zaevit dhe Nikolla Gruevskit.

“Zoran Zaev, gjithmonë është i gatshëm që të del në debat me Gruevskin. Por edhe i bëjmë thirrje Gruevskit për debat, në çfarëdo kohe dhe medie. Gjithashtu vlen edhe për përfaqësuesit e LSDM-së me përfaqësues të VMRO – DPMNE-së”, deklaron zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Nga VMRO – DPMNE, as nuk e konstatojnë, por as nuk e refuzojnë mundësinë se Gruevski është i gatshëm që të del në TV – duel me liderin e opozitës.

“Do të duhet të mendojmë dhe në varshmëri prej agjendës do të deklarohemi”, deklaroi drejtori i Qendrës për Komunikim me VMRO – DPMNE-në, Ivo Kotevski.

Nga Redaksia Informative e Radio Televizionit të Maqedonisë, thonë se po bëjnë plane për emisione debative, por do t’i zbardhin kur do të shpërndahen Kuvendi, transmeton Portalb.

“Përgatitjen janë në rrjedhë dhe do të bëjmë debate me politikanët në periudhën parazgjedhore. Gjithsesi se duam debat mes Zaevit dhe Gruevski, kush nuk do të kishte dashur”, thonë nga RTVM.

Nikolla Gruevski u ikë përballjeve televizive që nga viti 2006, kur edhe erdhi në pushtet, përcjellë Portalb.

Gazetari Aleksandar Çomovski e ka pasur atë nder që përpara një dekade në emisionin e tij “Çumu” në ish televizionin “A1”, ta ndjekë TV – përballjen mes Gruevskit dhe Zaevit, por në përbërje më të madhe. Atëherë Çomovski i pati mysafir Gruevskin, si kryeministrin, me “mini – kabinetin”  tij dhe Zaevin si kryetar të LSDM-së, me më shumë ekspertë dhe gazetarë.

Deri më tani, opinioni nuk ka qenë dëshmitar i ndonjë TV – duelit mes partive më të mëdha maqedonase, pas asaj të vitit 2003.

Ftesë për përballje, në vitin 2008 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pati Gruevski, atëherë kur Radmilla Sheqerinska ishte kryetare e LSDM-së. Atëherë nëpërmjet një video – inçizimi, Sheqerinska, ka kërkuar nga Gruevski që të përballet me të në TV”

Më parë ftesë për përballje televizive, Gruevski ka marrë edhe nga ish kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, transmeton Portalb.

Nga pozicioni i kryeministrit dhe njeriut të parë të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, nuk pranoi asnjë nga këto oferta.

Interesante është se edhe Branko Cërvenkovski e ka refuzuar ftesën për debat në vitin 2002 që ia ka dërguar kryeministri i atëhershëm, Lupço Georgievski.

Debati i fundit televiziv ka qenë në vitin 1998, përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes kryetarit të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe ish kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Luço Georgievski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button