Kjo është rang-lista e qyteteve të Maqedonisë sipas mbrojtjes shëndetësore

Hulumtimi i mundësive për mbrojtje shëndetësore tregon dallime të mëdha në mes të banorëve të 30 qyteteve të Maqedonisë. Kur është fjala për kapacitetet që u qëndrojnë në dispozicion të banorëve në të gjithë vendin, aspak nuk është njësoj nëse jetoni në kryeqytet, Shkup, ku ka nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore ose, për shembull, në Demir Hisar, Berovë, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Vinicë, ku banorët kanë mundësi më të vogla për mbrojtje shëndetësore. Dallimet janë të tilla që në Shkup, për shembull, ka 1 specialist për 339 banorë kurse në Krushevë madje 1 për 3,182 banorë, shkruan OpenData.mk, transmeton Portalb.mk.

Rangimi përfundimtar, është indeks i përbërë prej 21 treguesish të ndryshëm për të cilat ka të dhëna, i merr parasysh kapacitetet njerëzore dhe hapësinore që janë në dispozicion për banorët e këtyre qyteteve, të tilla si p.sh. spitalet klinike dhe të përgjithshme, zyra për mbrojtje shëndetësore, qendra për mbrojtjen e grave, fëmijëve parashkollor dhe fëmijëve në shkollë,  mjekë, specialistë mjekësor dhe personel tjetër mjekësor, por dhe norma e vdekshmërisë së foshnjave.

Të parat në renditjen e përgjithshme janë qytetet që kanë spitale klinike, mes të cilëve, duke marrë parasysh edhe faktorët tjerë, i pari është Shkupi, pas tij janë Shtipi, Tetova dhe Manastiri.

Grupi i dytë janë ato qytete me spitale dhe/ose qendra të shëndetit publik, por pa spitale klinike. Këtë grup prej 12 qyteteve e kryeson Ohri, ndërsa e fundit është Gjevgjelia.

Në grupin e fundit janë qytetet që nuk kanë as spitale, as qendra të shëndetit publik. Në këtë grup të qyteteve me mbrojtje më të ulët shëndetësore të popullsisë janë  14 qytete.

Duke e marrë parasysh totalin e pikëve të fituara, megjithatë, qytetet mund të klasifikohen në katër grupe, sipas së cilës banorët në qytetet brenda një grupi kanë nivel të ngjashëm të mbrojtjes së shëndetit. Në fund janë 14 qytetet me një total prej 20 pikëve të fituara. Në grupin tjetër janë 6 qytetet që fituan nga 20 deri në 40 pikë. Në grupin e tretë janë 7 qytete që fituan prej 40 deri në 60 pikë. Në grupin tjetër janë 3 qytete që kanë fituar 60 dhe 80 pikë.

10 qytetet me nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore janë:

  • Shkupi,
  • Shtipi,
  • Tetova,
  • Manastiri,
  • Ohri,
  • Kumanova,
  • Strumica,
  • Prilepi,
  • Velesi,
  • Koçani.

Në vijim mund të shihni rang-listën e plotë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button