Tetovë, dhunë seksuale: Dënohet pensionisti

Një pensionist nga Tetova është dënuar me burg për 1 vjet e gjysmë pasi që me dhunë dhe kërcënime e ka detyruar një bashkëqytetare për seks. Gjykata Themelore në Tetovë ka shpallur A.L. fajtor për veprën penale përdhunim, shkruan gazeta Vest, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, i akuzuari nga Tetova për takimin ka marr me qira një shtëpi. Ai dhe femra paraprakisht janë njohur. Në ditën kur e ka përdhunuar, ai është takuar me të, dhe sipas rrëfimit të dëshmitarit, së bashku kanë shkuar nga puna e saj me veturë. Sipas aktgjykimit, pensionisti i akuzuar me dhunë dhe kërcënime se do ta vrasë, e ka detyruar të kenë marrëdhënie seksuale.

Ajo ka kundërshtuar, por tetovari ka vazhduar që t’i kërcënohet. E ka sulmuar me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup dhe e ka detyruar të zhvishet. Pas kundërshtimit të saj, i akuzuari me dhunë e ka hedhur për tokë. Përkundër lutjeve të saj që ta lirojë, ai e ka përdhunuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button